Ballina Aktualitet Tiranë, dhunohet mjeku i Urgjencës, QSUT dënon aktin e dhunshëm

Tiranë, dhunohet mjeku i Urgjencës, QSUT dënon aktin e dhunshëm

Mesditën e djeshme një person ka ushtruar dhunë kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen, dhe autori të marrë dënimin e merituar.

Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit dhunohen në krye të detyrës.