Tiranë, dhuna policore ndaj Sahit Dollapit, reagon Partia Zgjidhja

Partia Zgjidhja ka reaguar, përmes një deklarate për mediat, për dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, gjatë arrestimit të tij mbrëmjen e djeshme. Në deklaratën shpërndarë mediave, Partia Zgjidhja e konsideron dhunën “shtazarake dhe të turpshme”.

“Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dallapi, u bë sonte pre e dhunës shtazarake dhe të turpshme nga elementë të papërgjegjshëm të veshur me uniformën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë,” – thuhet në deklaratën e lëshuar nga Partia Zgjidhja.

“Zgjidhja e dënon këtë akt të shëmtuar dhe të turpshëm ndaj një funksionari politik të opozitës, një administratori të shkëlqyer dhe një njeriu të mrekullueshëm, – vijon më tej deklarata e forcës politike të drejtuar nga Koço Kokëdhima. – Ajo kërkon lirimin e mënjëhershëm të tij dhe vënien përpara përgjegjësisë të efektivëve që dhunuan z. Dollapi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *