Ballina Sport Vendi Tiranë, dhuna në stadiumin “Selman Stermasi,” 12 tifozë nën hetim

Tiranë, dhuna në stadiumin “Selman Stermasi,” 12 tifozë nën hetim

Incidenti i mbrëmshëm pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit ka bërë që të merren disa masa ndëshkuese ndaj tyre. 12 tifozë janë shoqëruar në polici, si dhe është ndëshkuar subjekti privat Klubi Sportiv Tirana që kishte kontraktuar për garantimin e rendit dhe sigurisë. Ndërsa ndaj drejtuesve të Tiranës dhe drejtuesve të stadiumit “Selman Stermasi,” ka filluar procedimi penal.

Pas ndeshjes policia ka ndërhyrë mënjëherë  dhe ka bërë kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë.

Ndërkohë ndaj subjektit privat “Ocaptus 1 Security”  janë marë masa për mos garantimin e sigurisë.