Ballina Aktualitet Tiranë, DH-ALBANIA kompania ”fantazëm” që fitoi tenderin me dokumenta false

Tiranë, DH-ALBANIA kompania ”fantazëm” që fitoi tenderin me dokumenta false

Proçedurat janë zhvilluar vetëm një muaj më parë, në nëntor, dhe këtë herë është Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) që i ka dhënë kompanisë ‘offshore’ të regjistruar në shtetin amerikan Delaware një tender me vlerë 12 milion euro, sa fondi limit, për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi dhe traktin dalës të nënstacionit të Burrelit.

Rezulton se vetëm pak muaj pas krijimit të kompanisë në SHBA, me dokumente të falsifikuara të shtetit amerikan, DH-Albania ka arritur të kapë të paktën dy tendera me vlera marramendëse parash, 18 milion euro te Unaza e Re dhe 12 milion euro nga OST, duke e çuar në total vlerën në 40 milion euro.