Ballina Aktualitet Tiranë, detaje te reja nga vrasja e adoleshentes në Laprakë

Tiranë, detaje te reja nga vrasja e adoleshentes në Laprakë

Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen që ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Laprakë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se mbi viktimën dhe të plagosurin kanë qëlluar dy persona. Ata ishin të maskuar jashtë makinës ku ndodheshin të rinjtë dhe janë filmuar nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Mësohet se Griselda Gjinkola dhe Erion Benga kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin rreth 1 javë më parë. Adoleshentja ka qenë e lidhur më parë me dikë tjetër. Gjatë kohës që Denga ishte lidhur me 17-vjeçaren, atë e kanë ngacmuar disa persona të tjerë, me të cilët kanë patur konflikt.

Rikujtojmë se shtetasi Benga është arrestuar dy vite më parë, pas një denoncimi për shantazh.

Benga, asokohe 21 vjeç, bashkë me një shokun e tij, 25-vjeçarin A.S, kishte shantazhuar K.L, ish-të dashurën e tij, se do t’i publikonte një video intime në rrjetet sociale nëse nuk do t’iu jepte 2 mijë euro.

Benga u arrestua në vitin 2016, pas denoncimit të vajzës, e cila pasi negocioi me Bengën dhe mikun e tij, vendosi që të njoftonte Policinë.