Ballina Aktualitet Tiranë, deputetja Mehmetaj: Mos kini më durim dhe as mëshirë për Edi...

Tiranë, deputetja Mehmetaj: Mos kini më durim dhe as mëshirë për Edi Ramën

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që të mos kenë më durim dhe mëshirë për Edi Ramën, pasi kryeministri është kthyer tashmë në simbol të shkatërrimit dhe të dhunës.

Nga ”Unaza e Re” në Tiranë ku i’u bashkua protestës së banorëve, Mehmetaj e cila akuzoi  kryeministrin Rama se po përfiton miliona euro nga projekti korruptiv.

“ T’i bashkohen të gjithë qytetarët shqiptarë kësaj proteste, sepse protesta për banorët e Unazës së Re, është protestë për familjet tona, për shtëpitë tona dhe për të drejtat tona themelore”, – deklaroi ndër të tjera deputetja.