Ballina LAJME Tiranë, deputetja e Bashës paralajmëron ikjen nga PD

Tiranë, deputetja e Bashës paralajmëron ikjen nga PD

”Nuk ka më kthim mbrapa”, kështu ka paralajmëruar deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari, vajza e të ndjerit Azem Hajdari.

Kjo deklaratë ngjalli debate dhe diskutime të shumta, ndërkohë deputetja me anë të një postimi në Facebook, shprehet se vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim.

”E kam vështirë të shikoj një të ardhme brënda një partie që po duket sikur po nuk po kuptohet nga populli gjithsesi. Një parti nuk shkon dot kurrë në fitore, as me foto me figura të larta politike, dhe as me thirrje nacionaliste. Flas këtu për dështimin e të gjitha partive, sepse këto janë rrugët që po ndjekin për të shpëtuar veten. Partia e Lëvijes Socialiste për Integrim e bëri punën e saj dhe i shërbeu Ilir Metës dëri në ngritjen dhe ringritjen e tij. Tani kjo organizatë është pa udhëheqje, por me përfaqësim. Ndërkohë, Partia Socialiste është në prag të vetëvrasjes politike. BE-ja është e lodhur me të dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara nuk i beson më askujt. Pra, jemi në një udhëkryq të madh”, – tha Hajdari, ndërkohë që shtoi se këtë vendim do ta diskutojë së pari me ata që e votuan.