Ballina Aktualitet Tiranë, deputetja demokrate Rudina Hajdari ende e pavendosur për mandatin

Tiranë, deputetja demokrate Rudina Hajdari ende e pavendosur për mandatin

Deputetje demokrate Rudina Hajdari ende nuk vendosur nëse do ta dorëzojë ose jo mandatin. Ajo dhe Myslim Murrizi janë të vetmit deputetë të Partisë Demokratike që nuk firmosën deklaratën për heqjen dorë nga mandati i deputetit.

Por, në një kohë kur Murrizi u përjashtua nga të gjitha forumet e PD, për Hajdarin ende nuk është marrë asnjë veprim i ngjashëm.

Në një postim në Facebook, deputetja Hajdari thekson: “Ju lutem të më mirëkuptoni se nuk kam mundur të shprehem për këtë çështje prej mbrëmjes të së premtes që jam kthyer për shkak të disa problemeve shëndetësore.” “Qëndrimin tim do ta bëj publik shumë shpejt,” – shkruan deputetja Hajdari.

Ajo thekson se, paraprakisht, është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë të vendit tonë për vendimin që duhet të marrë, ndërkohë që nënvizon se është pjesë e Partisë Demokratike.