Ballina Aktualitet Tiranë, deputeti i PD-së me ‘‘Range Rover’’ e produkte ‘‘luxury’’, që proteston...

Tiranë, deputeti i PD-së me ‘‘Range Rover’’ e produkte ‘‘luxury’’, që proteston tek ‘‘Astiri’’ kundër varfërisë

I ‘‘preferuari’’ i Lulzim Bashës, Klevis Balliu, çdo mbrëmje drejton protestat në zonën e Unazës së Re madje bën edhe leksione për varfërinë.

Por Klevisi i Fahriut në fakt as që do t’ja dijë për të varfërit, pasi ai braktis luksin vetëm për disa orë pasdite dhe fill pas saj shijon luksin duke filluar që nga makinat e shtrenjta dhe deri tek udhëtimet e çmendura dhe të kushtueshme jashtë vendit.

Ai zotëron një supermakinë ‘‘Range Rover’’ e cila ka një vlerë prej mijëra eurosh, Klevisi i ‘‘dhembshur’’ për të varfërit, e parkon atë në vendin më të keq të mundshëm, në një vend i cili është i dedikuar për personat invalidë. Klevis Balliu është gjithashtu tejet i apasionuar pas modës dhe produkteve ‘‘luxury’’.