Ballina Aktualitet Tiranë, deputeti i PD publikon statistikat: 1.7 mln shqiptarë duan të largohen

Tiranë, deputeti i PD publikon statistikat: 1.7 mln shqiptarë duan të largohen

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, thotë se Shqipëria zë vëndin e parë në Evropë për deshirën e njerëzve për të braktisur vëndin.

Në një status në Facebook, Salianji shprehet:

”1.700.000 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria sipas sondazhit të Gallup! Shqipëria zë vëndin e parë në Evropë për deshirën për t’u larguar! OKB paralajmëron se në vitin 2100 popullsia e Shqipërisë mund të zbresë në 800.000 banorë.

Të rinjtë duan të largohen sepse nuk shohin perspektivë, nuk ka arsim cilësor, vende pune, shërbim shëndetesor. Plakja e popullsisë po ndodh me ritme me të shpejta se kudo.

Prandaj protestojnë studentët, prandaj shoqëria është thuajse në depresion, prandaj duhet të protestojmë të gjithë. Të largohet qeveria, jo populli.