Ballina Aktualitet Tiranë, deputeti i LSI, Ylli Shehu mbërrin në Kuvend: Nuk i tradhtoj...

Tiranë, deputeti i LSI, Ylli Shehu mbërrin në Kuvend: Nuk i tradhtoj votuesit e mi!

Ka mbërritur në Kuvend deputeti i LSI-së, Ylli Shehu, që një ditë më parë mori mandatin e deputetit nga KQZ-ja dhe sot pritet të bëjë betimin.

Teksa ka hyrë në Parlament, ka dhënë edhe një prononcim për mediat, ku ka thënë se nuk do të tradhtojë votuesit e tij.

“Nuk mund të tradhtoj votuesit e mi. Do jem në opozitë me qeverinë. Nuk mund të quhem tradhtar, sepse nuk i tradhtoj votuesit e mi që më zgjodhën në 2013 dhe 2017,” – tha Shehu.