Ballina Aktualitet Tiranë, denoncohet me fakte ministrja e Shëndetësisë: Doktoratura e Ogerta Manastirliut është...

Tiranë, denoncohet me fakte ministrja e Shëndetësisë: Doktoratura e Ogerta Manastirliut është plagjiaturë

‘‘Lëvizja Për Universitetin’’, ka denoncuar me prova konkrete se doktoratura e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu është plagjiaturë.

Sipas denoncimit, kapitujt hyrës janë kopjuar thuajse në çdo germë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi

“Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës”, – shkruan në denoncimin e saj ‘‘Lëvizja Për Universitetin’’, e cila kërkon pas publikimit të këtij fakti edhe dorëheqjen e saj.