Ballina Aktualitet Tiranë, dënohet me burg ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

Tiranë, dënohet me burg ish-gjyqtari Shkëlqim Miri

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri është dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, pasi akuzohet për korrupsion.

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi katër vite burg për ish-gjyqtarin Miri, por gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar duke e dënuar në total me 2 vite e 6 muaj burg.

Ndaj tij rëndon akuza se ka marrë ryshfet 30 mijë euro në këmbim të një vendimi më të favorshëm ndaj Gentian Dodës i akuzuar për vrasje në vitin 1997, si dhe për gjetjen e 300 milionë lekëve të padeklaruara, të gjetura pas kontrollit në banesën e tij.