Ballina Aktualitet Tiranë, delegacioni i PE: Blerja e votave ka qenë e rast i...

Tiranë, delegacioni i PE: Blerja e votave ka qenë e rast i izoluar, zgjedhjet legjitime (VIDEO)

Në konferencën për mediat, kryesuesi i delagacionit të Parlamentit Evropian, Tunne Kelam, i cilësoi raste të izoluara përgjimet e publikuara në media për blerje të votës, të cilat nuk mund të vendosin në pikëpyetje rezultatin. Duke iu përgjigjur pyetjeve, eurodeputeti Kelam tha se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe, si rezultat, edhe parlamenti është legjitim.

“Në fakt, kolegu im Preda dhe kolegë të tjerë që kanë qenë vëzhgues thanë se zgjedhjet konsiderohen legjitime dhe, si rezultat, edhe parlamenti është legjitim, – tha eurodeputeti Kelam. – Nuk mendoj se raste të izoluara të blerjes së votave kanë ndikim në panoramën e madhe. Megjithatë, siç janë gjërat tani, mendoj se duhet të vazhdojmë me këtë parlament.”

I pyetur mbi kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, me një qeveri tranzitore që do të garantojë një proces të lirë e demokratik, eurodeputeti Kelam tha se një gjë e tillë do të dëmtonte procesin e hapjes së negociatave. “Parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme. Keni një qeveri legjitime, kështu që mendoj se përqendrimi dhe ideja e pasjes së një qeverie të përkohshme ose kalimtare do të dëmtonte përqendrimin që kishte për hapjen e negociatave,” – u shpreh kryesuesi i delegacionit të PE në Tiranë.