Ballina Aktualitet Tiranë, deklaron Kurti: Mandatimi im si kryeministër, e vetmja “punë e hajrit”...

Tiranë, deklaron Kurti: Mandatimi im si kryeministër, e vetmja “punë e hajrit” që do të bëjë Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar nga Tirana se pret që presidenti Hashim Thaçi t’i japë atij mandatin për formimin e qeverisë së re, duke e quajtur këtë si të vetmen “punë të hajrit” që Thaçi mund të bëjë.

“Në zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosja ka dalë e para, – tha Kurti. – Në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, presim që presidenti i Kosovës, pas certifikimit të rezultateve, të më japë mandatin mua, që në fund të bëjë dhe ai një punë të hajrit dhe unë të formoj koalicionin e ri qeverisës për 15 ditë.”

Njëkohësisht, Kurti ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të rinisë edhe dialogu me Serbinë. “Së pari, kemi dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë, – ka sqaruar Kurti. – Unë mund të parashikoj që ky dialog do të nisë para zgjedhjeve në Serbi në pranverën e vitit të ardhshëm, por nuk mund të prisni marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi.”