Ballina LAJME Tiranë, Çollaku: Veliaj s’mund t’i trajtojë banorët si Hitleri hebrenjtë

Tiranë, Çollaku: Veliaj s’mund t’i trajtojë banorët si Hitleri hebrenjtë

Kryetari i grupit të këshilltarëve demokrat, Kreshnik Çollaku i cili po proteston sot së bashku me banorët përpara bashkisë, tha se banorët kanë të drejtën e tyre.

“Termi shpellarë iu ishte referuar këtyre njerëzve, prindërve, fëmijëve. Është më dinjitoze të kërkojë faljes se të gënjejë “e kisha për këtë apo atë”.

Është e paprecedentë kjo formë raciste me të cilën po trajton këtë njerëz.

E papranueshme mënyra si po i gënjen këta njerëz.

Këta njerëz nuk janë shpellarë, por janë njerëzit më punëtorë të qytetit. Ata nuk mund të trajtohen si hebrenjtë nga Hitleri: Do të ndërtoj qytetin pra, këta shpellarë të ikin nga kanë ardhur se më prishin punë!

Këshilli bashkiak duhet të jetë këtu. Çuditem si Erion Veliaj nuk zbret dhe takon njerëzit! Fëmijë foshnjë po mbrojnë familjet e tyre. Foshnja. Në cilin vend demokratik ndodh?!” tha ai.