Ballina Aktualitet Tiranë, Byroja e Kuvendit përjashton deputetin Edi Paloka me 10 ditë

Tiranë, Byroja e Kuvendit përjashton deputetin Edi Paloka me 10 ditë

Pas situatës së tensionuar që u shkaktua pak më parë në Kuvend, ku deputeti i opozitës Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama, Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin e PD.

Rikujtojmë se reagimi i Palokës ka ardhur pas replikës së Ramës ndaj fjalëve të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili i kërkoi falje Talat Xhaferit kreut të Kuvendit të Maqedonisë për sjelljen e Bashës, duke e quajtur “fëmijë, që nuk di çfarë bën dhe çfarë flet”.

“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes, por fëmiu që sapo foli jo vetëm që  nuk i mendon ato që thotë por nuk di edhe çfarë thotë,” – tha Rama që solli irritimin e deputeteve të opozitës.