Ballina Aktualitet Tiranë, Byroja e Kuvendit: Ja vendimet e marra për Berishën dhe Bashën

Tiranë, Byroja e Kuvendit: Ja vendimet e marra për Berishën dhe Bashën

Byroja e Kuvendit gjatë mbledhjes në mbrëmjen e sotme ka vendosur të mos pezullojë nga seancat parlamentare kreun e Partisë Demokratike, Luzlim Basha si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të tensioneve dhe gjuhës së përdorur në Kuvend.

Vasilika Hysi tha Byroja ka vendosur t’i tërheqë vëmendjen Bashës dhe Berishës, ndërsa kërkesa e Partisë Demokratike për kryeministrin Edi Rama është rrëzuar.

“U diskutua dhe u vendos tërheqja e vëmendjes  për Luzlim Bashën dhe për deputetin Sali Berisha, duke pasur parasysh edhe moshën për Berishën. Kërkojmë që Berisha t’i japë fund gjuhës së përçarjes ndaj shqiptarëve në seancat e radhës. Kërkesa për deputetin Edi Rama rezultoi se nuk përmbante gjuhë të urrejtjes apo shkelje të etikës dhe kërkesa është rrëzuar,”- tha Vasilika Hysi.