Tiranë/ Burri rrëmben ish-bashkëshorten dhe fut me forcë në makinë

91

Burri rrëmben ish-bashkëshorten, e fut me forcë në makinë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 39-vjeçar ka dhunuar dhe më pas ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më 4 gusht, ku 39-vjeçari pas dhunës ka futur me forcë në makinë ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. H., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vetëgjyqësia”, pasi me datë 04.08.2021, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetuses dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar.