Ballina Aktualitet Tiranë, “Bulevardi i Ri” tek ish-stacioni i Trenit hapet për automjetet

Tiranë, “Bulevardi i Ri” tek ish-stacioni i Trenit hapet për automjetet

Bulevardi i Ri nga ish-stacioni i Trenit deri tek kryqëzimi me rrugët “Siri Kodra” dhe “Jordan Misja” është hapur sot edhe për automjetet.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, ishte i pranishëm dhe tha se tashmë zgjidhet edhe problemi me trafikun, si dhe theksoi se ashtu si në këtë bulevard, puna nuk do të ndalet në asnjë projekt tjetër.

“Jam shumë i lumtur që kemi hapur sot sheshin e tretë të bulevardit dhe ende pa përfunduar pjesa finale e tij, është funksional për automjetet. Ata që banojnë në njësitë 8 dhe 9, të lidhur përmes rrugëve ‘Siri Kodra’ dhe ‘Jordan Misja’, kanë një mundësi të shkëlqyer të shkurtojnë kohën e tyre në trak, duke kaluar nga njëra njësi tek tjetra, duke e parë bulevardin si urë dhe jo si ndarje. Jam shumë i lumtur që zgjidhet një nyje e trakut që i afrohet asaj që në të ardhmen do jetë Unaza e katërt e Tiranës,” – tha Veliaj.