Ballina Aktualitet Tiranë, Bujar Spahiu zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Tiranë, Bujar Spahiu zgjidhet kryetari i ri i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bujar Spahiu është zgjedhur kreu i ri i Komunitet Mysliman të Shqipërisë në zgjedhjet që u zhvilluan sot. Bujar Spahiu mbante më parë postin e nënkryetarit të KMSH dhe u zgjodh sot në krye të këtij institucioni me 59 vota.

Në garë ishin edhe Ylli Gurra që aktualisht mban detyrën e myftiut të Tiranës dhe Gramoz Blliku që mban detyrën e myftiut të Lushnjës. Gurra mori 26 vota dhe Blliku vetëm dy vota.

Skënder Bruçaj, kreu i deritanishëm i KMSH, u tërhoq nga gara për një mandat të dytë, ndërkohë që para votimit u tërhoq nga gara edhe Islam Hoxha që është kryetari aktual i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Kryetari i KMSH zgjidhet me votë të fshehtë nga Këshilli i Përgjithshëm i KMSH, i cili ka 96 anëtarë.