Ballina Aktualitet Tiranë, botimi i përgjimeve nga “Bild”, Basha: U dëshmua fuqia e krimit

Tiranë, botimi i përgjimeve nga “Bild”, Basha: U dëshmua fuqia e krimit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ato janë “radiografia e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të Edi Ramës.”

“Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze Bild kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë vota nëpërmjet bandave dhe trafikantëve ndërkombëtarë të drogës,” – thekson lideri demokrat në mesazhin e tij në Facebook.

Kryedemokrati Basha vijon më tej, duke vënë në dikje se “përgjimet e publikuara nga Bild janë tregues i historisë politike të Edi Ramës.” “Ai ka ardhur në pushtet nga krimi dhe e mban pushtetin me krimin e për krimin,” – nënvizon Basha.

Lideri i opozitës së bashkuar shton se “sot më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për zgjidhje politike, e cila kalon përmes largimit të kryeministrit ilegjitim Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore, që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.”