Ballina Aktualitet Tiranë, bllokohet qarkullimi te sheshi Shqiponja

Tiranë, bllokohet qarkullimi te sheshi Shqiponja

Banorët e Unazës së Re kanë vijuar edhe sot protestën e tyre kundër shembjes së shtëpive dhe me këtërast kanë bllokuar qarkullimin tek sheshi Shqiponja.

Ata pritet ti bashkohen masivisht protestës së madhe të 16 shkurtit.

Deputeti demokrat, Klevis Balliu, tha se kjo qeveri mbahet në këmbë vetëm nga bandat, por bandat nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

Oratorët e tjerë në protestë, i bënë thirrje kryeministrit Rama të largohet.

Qindra qytetarët e tubuar sonte u deklaruan të vendosur se protesta e tyre nuk do të ndalet.