Ballina LAJME Tiranë, Blendi Gonxhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të...

Tiranë, Blendi Gonxhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Blendi Gonxhe është emëruar drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pas dorëheqjes nga ky post të Arben Isarajt. Gonxhe, i cili mbante postin e drejtorit të Agjensisë për Parqet dhe Gjelbërimin pranë Bashkisë së Tiranës, ka “braktisur” kështu kryebashkiakun kryeqytetas Erjon Veliaj dhe ka pranuar postin e rëndësishëm të ofruar nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se Arben Isaraj, paraardhësi i Blendi Gonxhes, dha dorëheqjen vetëm pak javë më parë, pasi vëllai i tij, Altin Isaraj, u arrestua nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.