Tiranë/Biznesmeni i alarmuar thërret policinë, ja çfarë gjeti pranë derës së thyer të biznesit

51

Xhami i një dyqani është gjetur i thyer në Tiranë. Përveç kësaj i zoti i dyqanit ka gjetur gëzhoja në derë.

Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari  i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja  armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve