Ballina Aktualitet Tiranë, bizneset ulin qepenat: Jemi në protestë për studentët

Tiranë, bizneset ulin qepenat: Jemi në protestë për studentët

Disa prej bizneseve në Tiranë kanë ulur qepenat dhe u janë bashkuar studentëve në ditën e tretë të protestës. Siç shihet edhe në këtë foto të publikuar nga ”Nisma Thurje”, në një prej bizneseve shkruhet: “Jemi në protestë për studentët.”

Bizneset e vogla janë kategoria më e goditur nga rritja e taksave, kryesisht në Tiranë, por edhe në të gjithë vendin. Këto biznese shpesh herë janë familjare dhe të vetëpunësuarit e kanë mënyrën e vetme për të siguruar disa të ardhura.