Ballina Aktualitet Tiranë, bizneset do detyrohen të ndërrojnë kasat fiskale

Tiranë, bizneset do detyrohen të ndërrojnë kasat fiskale

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka denoncuar sot një tjetër vendim të qeverisë së Edi Ramës që godet bizneset në Shqipëri. Basha theksoi se bizneset do të detyrohen të ndërrojnë kasat fiskale, duke paguar sërish, për shkak të tenderit që do i jepet një kompanie fantazmë, në bashkëpunim me një kompani kroate.

Nga ”Unaza e Re” ku i’u bashkua sërish protestës së banorëve, Basha tha se ka dyshime se familjarët e Ramës kanë lidhje me këtë kompani, ndërsa në kompaninë kroate përfliten lidhje klienteliste të “diplomacisë së kanabisit”.

“Nuk është hera e parë që ngrihet biznesi i vogël. Sot është ngritur për të kërkuar anulimin e një tjetër skeme vjedhjeje, që është koncesioni i kasave fiskale. 50 milionë euro që do t’i marrë një tjetër kompani fantazmë, e përfolur për lidhje me familjarët e kryeministrit, në bashkëpunim me një kompani kroate, edhe aty përfliten lidhje klienteliste të diplomacië së kanabisit që ka ndjekur Edi Rama këto vite. E keni parasysh për çfarë e kam fjalën. Paratë e drogës janë përdorur për të blerë shumë faktorë të huaj, përfshirë përfaqësues të institucione ndërkombëtare. Për këtë do të ndërrojnë me qindra mijëra kasa, duke detyruar biznesin të paguajë sërish”, – tha kreu i PD-së.

Ndërkohë, disa protesta janë zhvilluar sot në qytete të ndryshme të vendit, duke kërkuar kryesisht uljen e çmimit të naftës.