Ballina LAJME Tiranë, bebet vdesin nga mungesa inkubatorëve, reagon spitali “Koço Glozheni”

Tiranë, bebet vdesin nga mungesa inkubatorëve, reagon spitali “Koço Glozheni”

Spitali Obsterik Gjinekologjik “Koço Glozheni” ka reaguar lidhur me shkrimin e publikuar nga BIRN “Bebet vdesin për mungesë inkubatorësh”.

Në një status në Facebook, Spitali ka sqaruar opinionin publik se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Muajin Dhjetor 2017-Janar 2018 dhe sikurse është sqaruar edhe në atë kohë nga vetë mjekët dhe zyrtarisht nga drejtoria e maternitetit “Koço Gliozheni”, nuk kanë ndodhur vdekje për shkak të mungesës së inkubatorëve.

Materniteti “Koço Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.