Ballina Aktualitet Tiranë, Bashkia tjetër rekord, 103 tenderë të dyshimtë për 6 muaj

Tiranë, Bashkia tjetër rekord, 103 tenderë të dyshimtë për 6 muaj

Bashkia e Tiranës, si bashkia më e madhe në vend, ka zhvilluar numrin më të lartë të tenderëve pas implementimit të reformës territoriale, ku sipas shifrave rezulton se nga 19.549 tenderë në 61 bashki, 2355 të tillë i përkasin Bashkisë së Tiranës, që përbëjnë 12 për qind të tyre.

Por, ajo që bie në sy është fakti se sipas të dhënave të publikuara nga openprocurement.al rezulton se 392 tenderë të Bashkisë së Tiranë, pra rreth 17% e tyre, janë të dyshimtë për shkaqe të ndryshme, sipas përkufizimit të termit “të dyshimtë” në udhërrëfyesin e Bashkimit Europian mbi Mashtrimet në Prokurimet Publike.

Porta Vendore ka zhvilluar një analizë mbi tenderët e Bashkisë së Tiranës, ku rezulton se pavarësisht se ka realizuar vetëm 12 për qind të tenderëve në total, vlera e kontraktuar nga subjektet e ndryshme, krahasuar me totalin për 61 bashkitë e vendit, rezulton se në përqindje është shumë më e lartë se ajo për numrin e tenderëve, konkretisht rreth 29% të vlerës totale të parave që janë shpenzuar nga tenderët në 61 bashkitë e vendit.