Ballina Aktualitet Tiranë, Bashkia përuron “Molin e Dashurisë”

Tiranë, Bashkia përuron “Molin e Dashurisë”

Bashkia e Tiranës këtë Shën Valentin ka vendosur që qytetarëve tu ofrojë një tjetër investim në Parkun e Liqenit, i quajtuar “Moli i Dashurisë”, i cili do të përurohet në ditën e të dashuruarve.

Për të kaluar një ditë të paharruar, të dashuruarit, por edhe gjithë ata qytetarë që duan të shijojnë ajrin e pastër, do të mund t’i drejtohen Parkut të Liqenit, ku nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës do të gjejnë dekor festiv, kënde fotosh dhe muzikë.

Ndërkaq, të rinjtë e qendrës TEN risjellin traditën e liqenit, duke performuar këngët me kitara akustike, ku qytetarët do të mund të shijojnë një koncert live me performime me muzikë të zgjedhur.