Ballina Aktualitet Tiranë, bashkia nuk e ndal punën as në prag festash.

Tiranë, bashkia nuk e ndal punën as në prag festash.

Bashkia e Tiranës njofton se punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, kanë finalizuar një tjetër investim në rrjetin ujësjellës, duke shënuar një hop cilësor në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Pavarësisht festave të fundvitit Tirana po vijon punën për t’i ofruar banorëve të saj shërbime sa më cilësore.

Nëpërmjet këtij investimi, linja e re e shpërndarjes së ujit të pijshëm i jep zgjidhje problematikave dhe shërbimit në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, në rrugën “3 Dëshmorët”.