Ballina Aktualitet Tiranë, Bashkia koncert festiv për Krishtlindjet në sheshin Skënderbej

Tiranë, Bashkia koncert festiv për Krishtlindjet në sheshin Skënderbej

Bashkia e Tiranës do t’i presë Krishtlindjet me një koncert festiv që do të organizohet në sheshin “Skënderbej”.

Festimet do të nisin më 24 dhjetor ora 19:00 me koncertin “Krishtlindjet në Tiranë”.

Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore do të do të luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing –Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.).

Atmosfera e festës do të përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa dhe nën dirigjimin e Valmir Xoxe, që do të sjellin koncertin ‘live’ të natës ku lind shpresa për një të ardhme të bardhë.