Ballina Aktualitet Tiranë, Basha: Rama sulm me lëndë kimike, i ka shpallur luftë qytetarëve

Tiranë, Basha: Rama sulm me lëndë kimike, i ka shpallur luftë qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike iu është drejtuar tre herë qytetarëve gjatë protestës së sotme të thirrur nga opozita e bashkuar. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave. Ai tha se Rama i ka shpallur luftë qytetarëve.

“Sot Rama ka urdhëruar një akt të pa ndodhur më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, grave shtatzëna, në të drejtën legjitime në protestën kundër kuvendit të krimit. Sot Rama i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të PD-së, dhe opozitës dhe shqiptarëve, i them Edi Ramës, se me këtë akte shpallje lufte të qytetarëve koston do ta kesh 100 % ,ti” – deklaroi Basha.

Kreu i PD tha më tej se nuk ka frikësim dhe se beteja e nisur është pa kthim.

“Ne nuk frikësohemi, ne nuk ligështohemi sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë, për një mision të drejtë, për të ardhmen e shqiptarëve, ne luftojmë për lirinë e demokracinë, ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme.Beteja që ka nisur është pa kthim dhe historia e gjatë e shkurtër e këtij vendi na rrëfen se si do të përfundojë kjo betejë, me shporrjen e krimit dhe triumfin e demokracisë e gjithë vlerave,” – deklaroi Basha.