Ballina Aktualitet Tiranë, Basha: Nuk mjafton largimi i ministrave, duhet të ikë edhe Rama

Tiranë, Basha: Nuk mjafton largimi i ministrave, duhet të ikë edhe Rama

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, largimi shtatë ministrave nuk mjafton, pasi, sipas tij, përgjegjës kryesor për keqqeverisjen është kryeministri Edi Rama. “Njeriu i këtyre megaskandaleve mbetet sërish në krye të qeverisë. Por, qytetarët e kanë forcën të rrëzojnë këtë bandë hajdutësh me në krye banditin Edi Rama. Natyrisht edhe kjo nuk mjafton, ne duhet të shembim sistemin, që kurrë më në Kryeministri të bëhen pazare me oligarkët dhe kriminelët,” – ka thënë Basha.

Në krah të banorëve të Unazës së Re që protestojnë prej 54 ditësh, kreu i Partisë Demokratike tha se opozita kërkon vënien para drejtësisë të atyre që kanë shkelur ligjin në tenderimin e projektit të unazës. “Kjo aferë nuk ka marrë zgjidhje deri sa ata që janë përgjegjës të jenë pas hekurave, – deklaroi lideri demokrat. – Kjo qëndresë sëbashku me atë të studentëve është kthyer në shpresën e çdo shqiptari. Me këtë shpresë dhe besim të nisim betejën për një të ardhme më të mirë vitin tjetër.”

Basha ftoi shqiptarët që edhe me nisjen e vitit të ardhshëm të dalin në protestë kundër keqqeverisjes.