Ballina Aktualitet Tiranë, Basha me artistët: Parlamenti dhe pushteti të jenë produkt i votës...

Tiranë, Basha me artistët: Parlamenti dhe pushteti të jenë produkt i votës së lirë

Gjatë fjalës së tij, në aktivitetin “Arti në mbrojtje të demokracisë”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar është një kauzë e drejtë dhe një shembull frymëzues. Më tej, lideri demokrat është ndaluar edhe tek kriza politike, për të cilën tha se kërkohet një zgjidhje akute përmes qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme.

“Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë, – tha Basha. – Parlamenti, pushteti të jenë produkt i votës së lirë, dhe me procesin e qeverisjes të jenë nën kontroll për të mos u kapur nga interesa kriminale. Diskutimi nuk ndodh në eter, ndodh në mes të kësaj krize të thellë, ku qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund çdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë.”