Ballina Aktualitet Tiranë, banorët thirrje Ramës në protestë: Pronën do ta mbrojmë me gjak...

Tiranë, banorët thirrje Ramës në protestë: Pronën do ta mbrojmë me gjak dhe me jetë

Protestat e banorëve të Astirit kanë vijuar sërish edhe këtë pasdite në Tiranë.

Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin “Shqiponja” duke bërë thirrje se asgjë nuk do ti ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.

Gjatë thirrjeve të tyre u vunë re edhe fjalët drejtuar kryeministrit Edi Rama.

“I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë.U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!”, – u shpreh njëri nga protestuesit i revoltuar.