Ballina Aktualitet Tiranë, banorët protestë kundër prishjes së banesave

Tiranë, banorët protestë kundër prishjes së banesave

Banorët e Shkozës në Tiranë kanë dalë në protestë pasditen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre. Ata kanë bllokuar rrugën e rrjedhimisht dhe qarkullimin duke vendosur kazanët e mbeturinave përgjatë saj ndërsa kanë ndezur edhe zjarre, e në mbështetje të tyre kanë dalë edhe deputetë të Partisë Demokratike.

“Ne nuk jemi kundër rrugës, jemi pro rrugës, pro çdo gjëje të mirë por jo të na nxjerrë në rrugë. Një shtet i mirë e strehon qytetarin e tij. Më ka ardhur fëmija 3 vjeç në shtëpi obobo ma do na prishin shtëpitë. Të kishit qenë sot në orën 5 të mëngjesit ta kishit parë si e kanë prishur shtëpinë e komshiut. Terror! I kam parë vetë si e kanë ngritur, me copa hekurash. Me gjak, unë qaj për ata fëmijë se i kam parë vetë. I kanë fëmijët moshatarë me të mitë. Kjo nuk është e drejtë,” – tha një nga protestueset.