Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Astirit në ditën e 32 të protestës

Tiranë, banorët e Astirit në ditën e 32 të protestës

Banorët e zonës së Astirit në kryeqytet kanë vijuar edhe pasditen e sotme protestën e tyre në ditën e 32 të saj.

Qytetarët, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Të veshur me jelekë portokalli, banorët kanë bllokuar rrugën kryesore.

Me thirrjet “O Edvin diarre, këtu i thonë Unaza e Re” dhe “O Edvin tradhtar do të tërheqim me litar” banorët kanë hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës si dhe kreu i PD, Lulzim Basha.