Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës sërish protestë

Tiranë, banorët e Unazës sërish protestë

Banorët e Unazës kanë vijuar edhe sot protestën e tyre duke qenë edhe më të zjarrtë në thirrjet e tyre tre mujore për mbrojtjen e banesave.

Vendimi i opozitës së bashkuar për lënien e mandateve është mirëpritur me entuziazëm nga banorët e kësaj zone të Tiranës të cilët janë në përballje të drejtpërdrejtë me qeverinë prej shumë javësh.

Ata thanë se ky vendim i opozitës do të shpëtojë jo vetëm banorët e Unazës por gjithë Shqipërisë.

“Je në hall z. Rama, se duhet t’u kthesh paratë oligarkëve,” – tha një qytetar.

Pjesë e protestës së tyre kanë qenë ashtu si çdo herë edhe deputetët e Partisë Demokratike, ku gjatë fjalës së tij deputeti Klevis Balliu theksoi se:  “Të bashkohemi me datë 21 para parlamentit. Parlamenti ka 6 vjet që është marrë peng nga përdhunues, nga një skizofren si Rama, që e kanë marrë peng droga, Balili, Habilajt. Parlamenti duhet të kthehet në një institucion me dinjitet, me burra dhe zonja që votohen nga qytetarët, dhe jo nga Avdylajt dhe bandat e tjera. Ai parlament nuk mund të përfaqsohet më nga njerëz të kapur nga krimi. Ju takon ju që me datë 21 tua ktheni parlamentin qytetarëve nëse Rama nuk jep dorëheqjen”.