Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e “Unazës së Re” sërish protestë

Tiranë, banorët e “Unazës së Re” sërish protestë

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme kundër prishjes së banesave të tyre, duke dalë në rrugë e duke bllokuar edhe lëvizjen e makinave me thirrjet “jo projektit”.

Banorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Bashkë me ta në protestë kanë qenë sonte edhe deputetët e Partisë Demokratike. Deputetët Edmond Spaho, Oriola Pampuri, Luçiano Boçi, Dhurata Çupi kanë siguruar banorët se do të kenë mbështetjen e Partisë Demokratike për kauzën e tyre.

 

Nga ana tjetër protestat kanë paralizuar qarkullimin në disa akse të kryeqytetit, duke e kthyer në mision të pamundur lëvizjen me automjet në Tiranë.