Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës së Re sërish protestë dhe akuza ndaj qeverisë

Tiranë, banorët e Unazës së Re sërish protestë dhe akuza ndaj qeverisë

Mesditën e sotshme banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe, e mesa duket protesta e tyre nuk ndalet së vijuari.

Banorët thonë se përpara se të grumbulloheshin, kanë qenë punëtorët e bashkisë që kanë prerë edhe pemët. Banorët i druhen ndërkohë ndërhyrjes për prishjen e banesës, ata thonë se edhe ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e qëllimshme.

“30 vjet janë dhënë me mijëra tendera dhe ky  popull s’u çua asnjë herë në protestë. Thika na është futur në palcë kurrizore,”- u shpreh njëri prej banorëve.

Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë të bashkohen në protestë, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë e bashkisë për çështjen e projektit.