Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës së Re protestojnë sërish në prag festash

Tiranë, banorët e Unazës së Re protestojnë sërish në prag festash

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër projektit të Unazës së Madhe.

Pavarësisht se festat e fundvitit janë pranë, ata nuk tërhiqen nga qëndresa e tyre. Një nga banorët e kësaj zone nga protesta, ndërsa uron shqiptarët, shprehet se Krishtlindjet e tij dhe gjithë Unazës janë plagosur për këtë vit.

Për rreth 2 muajsh në formë qëndrese banorët e Unazës, mblidhen çdo darkë për të ngritur zërin kundër këtij projekti dhe për të deklaruar se nuk do të lejojnë prishjen e banesave të tyre.

Edhe në ditën e 52 të protestës banorët e Unazës së Re vazhdojnë të kenë mbështetjen e deputetëve të opozitës.