Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës së Re përplasen me Policinë Bashkiake

Tiranë, banorët e Unazës së Re përplasen me Policinë Bashkiake

Edhe pse mbrëmjen e kaluar u deklarua nga bashkia e Tiranës se ka nisur zhvendosja e familjeve të “Astirit” në banesat sociale dhe prishja e objekteve në Unazën e Re, banorët kanë dalë sërish sot në protestë.

Qytetarët janë përplasur me Policinë Bashkiake e cila ndodhet në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve.

Kjo është dita e 24 e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre, e nga ana tjetër qeveria ka premtuar bonus qiraje për tre vite. Prishja e banesave bëhet për t’i çelur rrugë projektit të Unazës së Madhe.