Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës së Re, i janë bashkuar protestës së studentëve...

Tiranë, banorët e Unazës së Re, i janë bashkuar protestës së studentëve në rrugën e Durrësit

Një nga banorët e Unazës së Re është shprehur, se nuk e ka aspak problem të tërhiqet, ndërsa shtoi se bashkimi i tyre me studentët nuk ka lidhje me politikën. Ai tha se banorët e Unazës së Re ashtu si studentët kanë vetëm kërkesa ekonomike.

“Ne banorët e Unazës së Re mbështesim kërkesat e fëmijëve tanë, ne nuk kemi as bindje politike, kemi ardhur për fëmijët tanë. Unë jam prind i studentëve çfarë politike mund të ketë. Më vjen keq se janë fëmijët tanë, ata të mos përdorin politikën, në protestën tonë e kemi pasdite. Nuk ka problem se ne largohemi nuk është çështja këtu, ne kemi ardhur të mbështesim fëmijët tanë.

Ne kemi thjesht solidaritet me studentët nuk kemi asnjë lloj problemi. Kërkesat e tyre janë ekonomike, edhe protestat e banorëve të Unazës së re ekonomiike janë, kërkojmë të mbrojmë pronat”, – tha një nga banorët e Unazës së Re.