Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës së Re 142 ditë në protestë

Tiranë, banorët e Unazës së Re 142 ditë në protestë

Ka vijuar edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re duke shënuar kështu ditën e 142-të të saj, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre.

Duke bllokuar rrugën, me thirrje dhe pankarta ata kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Asnjë kryeministër nuk po del t’i japë zgjedhje kësaj gjëje. Do veprojmë me dhunë sa të jetë nevoja. Nuk po e kuptoj pse shteti nuk po vepron për t’i dhënë zgjidhje kësaj gjëje. Ne nuk do biem pre e këtyre. Por, nëqoftëse ata do të na provojnë ne do t’i kthejmë monedhën,” – u shpreh një nga banorët.