Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës protestojnë sërish

Tiranë, banorët e Unazës protestojnë sërish

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar prishjet e banesave të tyre, me thirrje të ndryshme si “Toka jonë, shtëpia jonë”; “Poshtë projekti”; e “Qeveri hajdute”.

Ata iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë për t’u bashkuar. Ndërkohë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike.

“Kjo lëvizje u nis për të mbrojtur shtëpitë tona por ky zaptuesi i karriges së kryeministrit tha që ne jemi zaptues dhe e kishte me shumë nxitim për të shkatërruar shtëpitë tona. A e shikoni se çfarë fshihej pas këtij nxitimi? Karrigia e kryeministrit po tundet dhe jo vetëm nga ne. Këta njerëz të babëzitur të pushtetit nuk po shohin as për arsimin e as për shëndetësinë po donin të nxirrnin banorët në mes të dimrit jashtë,” – deklaruan banorët.