Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës protestojnë paralelisht me studentët

Tiranë, banorët e Unazës protestojnë paralelisht me studentët

Banoret e Unazës kanë vijuar protestën e tyre edhe sot paralelisht me studentët.

Ndërsa qëndresa e tyre po hyn në muajin e dytë, banorët e Unazës së Re kërkojnë jo vetëm anulim të projektit të “Unazës së Madhe” por edhe burgosjen e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri dhe kreun e ARRSH, Afrim Qendron.

“Ne atë ligj do ta marrim dhe do ta kthejmë mbrapsh në interes të qytetarëve.

Çfarë ka bërë ARRSh , Damian Gjiknuri përgjegjësi kryesor së bashku me Afrim Qendron dhe Edi Rama në Unazës e Re.

Për banesat që janë bërë qoftë me hipotekë, bizneset i shpronësojnë me 200 mijë lekë të vjetra. Çfarë bëjnë këta.

Na merr 200 mijë lek dil nga shtëpia dhe ta blej unë 3 mijë euro. Kjo gjë kur themi për oligarkinë flasim për konceptin e qeverisjes të së pasurve dhe injorantëve, një grupi të mbyllur.

Të gjithë kemi qenë në emigracion por se kemi bërë vilën si në Surrel, prandaj themi që ka krim të organizuar,” – tha avokati, Artan Manushaqe.