Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Unazës me hunj e lopata: Nuk do lejojmë punime

Tiranë, banorët e Unazës me hunj e lopata: Nuk do lejojmë punime

Ndërpriten punimet në Unazën e Re. Ndërsa pranë qendrës së Tiranës tek “Rruga e Kavajës” zhvillohet protesta e studentëve në Unazën e Re banorët janë mbledhur afër kantierit të punës së Kompanisë me hunj e lopata në duar.

“Folëm me edukatë s’na dëgjoi njeri. Tani do përgjigjemi me drunj nëse vazhdojnë punimet pa i’u dhënë zgjidhje problemeve tona”, – deklaruan banorët për gazetaren Dorjana Bezat.

Ata kanë deklaruar se nuk do të lejojnë kompaninë e cila ka fituar tenderin e Unazës së Re, të kryejë punime atje.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej ditësh për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre në kuadër të projektit të Unazës së Madhe. Prej më shumë se një muaji, banorët mblidhen çdo ditë duke akuzuar qeverinë për vjedhje e paligjshmëri. Protesta e tyre është mbështetur nga PD dhe LSI.