Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Astirit sërish në protestë

Tiranë, banorët e Astirit sërish në protestë

Banorët e zonës së Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re kanë vijuar protestën e tyre edhe sot.

Në mbështetjen e tyre ishte i pranishëm ashtu si çdo herë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu së bashku me deputetë të tjerë, ku theksoi se ky projekt nuk është i qytetareve, por projekt për përfitimin e kryeministrit Edi Rama. Ai gjithashtu tha se qytetarët do ta fitojnë këtë kauzë me hir apo me pahir.

“Ky nuk është projekt i Unazës, por është projekt i familjes Rama. Vetëm familja e Ramës përfton nga ky projekt dhe nuk përfiton asnjë qytetar. Kryebandit dhe kryehajduti i kësaj afere është  Edi Rama. Ju keni 95 ditë që rrini këtu duke thyer çdo rekord të protestave. Këtu është bërë një krim dhe kjo do të ishte luftë për drejtësi. Ne nuk kemi drejtësi, por ca spiunë të shtetit. Kemi një kryeprokurore kukull. Sepse s’kemi drejtësi detyrohen këta qytetarë të dalin këtu. Të jeni të sigurt që ju do ta fitoni këtë kauzë me hir apo me pahir,”- tha Balliu.