Ballina Aktualitet Tiranë, banorët e Astirit marshojnë drejt Kryeministrisë

Tiranë, banorët e Astirit marshojnë drejt Kryeministrisë

Banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë duke bllokuar rrugën, dhe më pas kanë  marshuar për në Kryeministri, ku do ti bashkohen diasporës dhe disa studentëve.

Duke komentuar ndryshimet në qeveri, banorët thanë se kjo nuk ndryshon asgjë.

“Është ai që duhet të largohet që të rregullohet Shqipëria. Ai po bën show dhe ministrat janë kukulla të Ramës,” – tha një prej banorëve.

Prej gati dy muaj, banorët që preken nga projekti i Unazës së Madhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë, ose anulim të projektit.